Ne ofrojmë sigurim perfekt dhe të përshtatshëm

A përputhet sigurimi juaj me nevojat tuaja individuale? A i njihni rreziqet tuaja dhe jeni siguruar prej tyre? Një person apo kompani nuk ka nevojë për çdo lloj sigurimi në çdo kohë. Tregu ofron shumë paketa të ndryshme që mund të kombinohen për atë që do të sigurohet, por kjo duhet parë me kujdes. Ekspertët tanë të sigurimeve do të bëjnë një kontroll për ju dhe do t'ju ndihmojnë të zgjidhni atë të duhurin. Ata gjithashtu do t'ju informojnë për të gjitha mundësitë e të kursyerit para!
Qëllimi ynë është të përshtasim në mënyrë perfekte siguracionin me nevojat, kërkesat dhe dëshirat tuaja. Do ishim të lumtur që me kërkesën tuaj të krijonim një kombinim të të gjitha sigurimeve që ju nevojiten,duke shtuar edhe kërkesat dhe dëshirat tuaja. Në sajë të eksperiencës sonë të gjatë e të gjerë ne mund t'ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja mbi sigurimet dhe se si ju mund të merrni më të mirën e një police sigurimi! Sigurimi juaj optimal është qëllimi ynë i deklaruar! Ne jemi gjithmonë të përditësuar për sa i përket programeve të veçanta bonus të të gjitha kompanive të sigurimit,për t'ju dhënë një policë sigurimi fitimprurëse. Pra, ne nuk i humbasim asnjëherë avantazhet financiare prej të cilave mund të përfitojnë klientët tanë! Me ne ju jeni të sigurtë dhe njëkohesisht kurseni para! Punonjësit tanë do t'ju këshillojnë me kënaqësi në të gjitha fushat e sigurimeve, si personalisht ashtu edhe në telefon. +Sbaa GmbH
Shtylla e parë e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës përbëhet nga sigurimet shoqërore dhe sigurimet për të moshuarit e të mbijetuarit (SMM). SSM-ja është shtylla më kuptimplotë (shtylla e parë) për sa i përket fushës së sigurimeve të të moshuarve dhe të mbijetuarve në Zvicër. Me mbushjen e moshës së përcaktuar, personi i siguruar duhet të jetë në gjendje të tërhiqet nga puna. Pas vdekjes së një të afërmi apo bashkëshortit/es, siguracioni i personit që jeton e mbron atë nga vështirësitë financiare që mund të ketë pas kësaj humbje.
Sigurimi për personat invalidë (SI) është shtylla më e rëndësishme (shtylla e parë) në përkujdesjen e njerëzve me aftësi të kufizuara në Zvicër. Qëllimi është pagesa dhe masat riintegruese të personit në rast se ai vuan nga një handikap. Sigurimi i viktimës mbulon dëmet në rast të një sëmundje profesionale ose aksidenti. Masat paraprake profesionale (PP) përbëjnë shtyllën e dytë të Sistemit të Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës. Pas daljes në pension, personi i siguruar duhet të jetë i aftë të vazhdojë jetën me të njëjtin standard si në kohën kur ka punuar.
Këto sigurime janë me detyrim për çdo qytetar zviceran.
Në Zvicër sigurimet shëndetësore bazë janë dy dhe disa te tjerë suplementarë mund të zgjidhen vetë. Dy sigurimet bazë mbulojnë pak a shumë të njëjtat vizita duke qënë se vendosen nga qeveria.

Çështja ndryshon tek sigurimet suplementare, ofrohet një gamë shumë e gjerë paketash komplete sigurimi dhe çmimesh që nuk janë shumë transparente për klientin. Ne do t'ju ofrojmë asistencë gjatë zgjedhjes së një sigurimi shtesë, do t'ju shpjegojmë detajisht cili siguracion ju mbulon dhe çfarë shërbimesh janë në interesin tuaj në një moment të caktuar të jetës.

Ne gjithashtu mund të verifikojmë sigurimet tuaja aktuale dhe të shohim se sa ju përshtaten nevojave tuaja. Në këtë mënyrë shohim nëse sigurimi juaj ka një raport çmim-cilësi të pranueshëm.
Disa nga rreziqet e jetës në ditët e sotme janë dëmet dhe problemet e lidhura me lëvizjen, si p.sh. aksidentet me makinë, dëmtimet e parkingjeve apo incidente të tjera që ulin vlerën e mjetit.

Pas aksidenteve me makinë, njerëzit gjenden në situata që kërcënojnë gjëndjen e tyre financiare. Për tu mbrojtur në një rast të tillë duhet të keni sigurimin e mjetit. Ne mund ta kontrollojmë me kënaqësi sigurimin tuaj aktual dhe të shqyrtojmë gjithashtu marrëveshjen në rast se ajo mund të ketë nevojë për përmirësim ose për një çmim më të leverdisshëm.

Presim të na kontaktoni kur të keni zgjedhur shërbimet tona për një kontroll të policës siguruese aktuale. Në rast se sigurimi i mjetit tuaj nuk i përshtatet kërkesave tuaja ose thjesht kushton shumë,ne do t'ju bëjmë një ofertë të përshtatshme dhe në të njëjten kohë, shumë më të lirë se aktualja!
Me sigurimin e shtëpisë ju mund të mbroni të gjitha të mirat materiale të familjes suaj nga rreziqet e përditshme. Ky lloj sigurimi ofron gjithashtu shërbime të ndryshme dhe pagesa me një gamë të gjerë çmimesh. A e mbron sigurimi juaj i shtëpisë çdo gjë që ju zotëroni aktualisht? Ne do t'ju informojmë për të gjitha këto detaje, duke qënë se mbrojtja e shtëpive të klientëve tanë është pjesë e misionit të Sbaa. Ju ofrojmë këshillim të detajuar për mënyrën se si mund të gjeni sigurimin më të përshtatshëm të shtëpisë me çmimin më të mirë! Jeni në dispozicionin tuaj në çdo kohë nëse vendosni që grupi ynë i punës t'ju këshillojë falas dhe pa asnjë lloj detyrimi!
Sigurimi i jetës ju garanton gjatë periudhës së pensionit një jetë pa shqetësime financiare dhe pa kufizime. Ju mund të zgjidhni mes tre modeleve kryesore:

Së pari, sigurimi i jetës me afat. Ky lloj i veçante sigurimi ju garanton pagesën në rast vdekje ose invaliditeti. Në këtë  kuadër, personi i siguruar ose të afërm të tij janë të mbrojtur nga rreziqe si sëmundjet, aksidente ose vdekje. Ky lloj sigurimi nuk e ka opsionin e të kursyerit para për pensionin, është vetëm një sigurim bazë.
Së dyti, sigurimi i jetës me grumbullim kapitali. Këtu hyn kursimi i parave në mënyrë sistematike për pensionin.
Së treti është mundësia për të aplikuar për një sigurim jete të lidhur me fonde që tregu ka në dispozicionin tuaj.

Shumica e qytetarëve zviceranë zgjedhin sigurimin e përzier, një model në të cilin gërshetohen kursimi i parave me shërbime të tjera. Pra mund të arrihen të dyja, si pensioni edhe siguria financiare. Nëse është e nevojshme ose nëse klienti ka dëshirë, duke bërë sigurimin e përzier merr edhe një pagesë të garantuar të të gjitha fondeve të ruajtura. Ekziston njëkohësisht edhe siguria financiare gjatë periudhës së pensionit.

Janë vetë klientët që vendosin vlerat e sigurimit të jetës të lidhur me fondet, duke marrë pjesë automatikisht në lëvizjet e tregjeve financiare.

Punonjësit tanë do t'ju bëjnë me kënaqesi një ofertë për sigurimin tuaj të jetës që t'i përshtatet në mënyrë perfekte situatës tuaj personale dhe mundësive financiare.
Sigurimi i pronës mbulon të gjitha dëmet e shkaktuara nga shkatërrime, dëmtime, vjedhje sendesh, pasurish të patundshme ose objektesh të ngjashme. Dihet mirë se shpenzimet për dëmtimet e mësipërme mund të përbëjnë një rrezik financiar të madh dhe madje të rrezikojnë vetë ekzistencën e një personi apo biznesi.

Për të garantuar sigurinë tuaj ne ofrojmë zgjidhje të përshtatshme në të gjitha fushat: sigurim të pronës për firma të vogla dhe të mesme (FVM), sigurim të pronës për persona privatë dhe sigurim ndërtesash.

Ekspertët tanë do tu përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja mbi shërbimet e ndryshme që lidhen me sigurimin e pronës, do të diskutojmë pagesat e ndryshme në rast të një fatkeqësie natyrore dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri, vjedhjet, uji, breshëri, tërmetet, ashtu sikurse dhe thyerje xhamash dhe ndërprerje të punës së një biznesi.
Mon: 08 : 30am - 18 : 00pm
Tue: 08 : 30am - 18 : 00pm
Wed: 08 : 30am - 18 : 00pm
Thu: 08 : 30am - 18 : 00pm
Fri: 08 : 30am - 17:00pm 
Sat: By appointment
Sun: Closed 
OstFinanz GmbH
Grossackerstrasse 1
9000 St. GallenSG
Tel. +41 71 226 50 00
Fax. +41 71 226 50 00
Publikimi ose kopjimi i kësaj faqeje pa aprovimin e Sbaa GmbH është i jashtëligjshëm.Sbaa Zvicër mbron serverin dhe të dhënat e klientëve me teknologjinë më moderne në treg. Mbrojtja e të dhënave